30 gen 2020

Published 11:17 by with 0 comment

STAMBOLL 27-29 NËNTOR 259 EUR

STAMBOLL 27-29 NËNTOR 


Festat e Nëntorit në qytetin e përjetshëm…
Ndonëse i përket ish Perandorisë Otomane, Stambolli është ndërtuar mbi 7 kodra, njësoj si shembulli i perandorisë romake.
Qyteti unik për nga ana gjeografike bashkon botë dhe kultura në dy pragjet e tij ,duke manifestuar një shije karakteristike dhe unike që nuk mund ta shijosh askund tjetër, veç se në rrugët e Stambollit. Kaloni festat e Nëntorit duke përdorur paktetën tonë që ju dërgon në shtëpinë e një prej rrjetit të metrove më të vjetër ne botë, në qytetin me pazarin më unik me 3000 dyqane dhe kthehuni me ndjesinë më të bukur të pushimeve fantastike.
Në çmim përfshihen:
– Udhëtimi me avion
– Akomodimi në hotel 4*
– Mëngjesi
– Guide shoqëruese
– Shëtitjet si në program
– Transferta aeroport – hotel – aeroport

27 Nëntor Nisja nga Tirana me Pegasus Airlines ne oren 02:45 dhe mbërritja në Stamboll në orën 06:20. Me të mbërritur në aeroport bëhet prezantimi me guidën . Gjatë transfertes për në aeroport , do të bëjmë një ndalesë në Camlica Hill ( Kodra e të Dashuruarve). Bëhet fjalë për një ndër pikat më të larta të Bosforit e Stambollit ,por dhe një thesar historik dhe kulturor që ka marrë emrin nga pema e pishës pasi në antikitet në këtë vend të ndarë midis dy kodrinave ishte e pamundur të kalonte edhe rrezja e diellit për shkak të përqëndrimit të madh të kësaj peme. rnMë pas vazhdojmë me akomodimin në hotel rnRradhën e ka një shëtitje me jaht në Bosfor nga ku mund të prekni se si Stambolli flirton mbi dy kontinente dhe kalimi në ngushticën Ijos e cila ndan dy botet ku shtrihet qyteti. Shëtitja vazhdon me Kullën e Vashës, Lagjen Uskudar , lagjen shqiptare e cila zë vend në zemër të Stambollit. Së fundi ndalesa e fundit e ditës është pazari i mbyllur në Sheshin Taksim i cili është më i madhi në botë në llojin e tij me mbi 3000 dyqane 

28 Nëntor Pas mëngjesit në hotel, fillojmë vizitat në Pallatin Dollmabahce i cili ju mbërthen në botën e tij mijëravjeçare sapo të shkelni brenda, në vendin ku kanë jetuar sulltanët e fundit të perandorisë dhe janë përdorur rreth14 ton ar për të dekoruar tavanet , të cilat lidhin mure ku qëndron i ekspozuar një koleksion prej 202 pikturash nga gjigandë të artit. Vizita vazhdon me Xhaminë Blu brendësia e së cilës ndriçohet me 260 dritare dhe mozaikun e famshëm prej 20.000 pllakëzash nga Izmiku. Rradhën e ka kisha Haghia Sophia (Shën Sofia), një manifest i gjallë i kulturës bizantine e cila u kthye në xhami e sot në një muzeum ku mund të shijosh mozaiket kristiane që u mbrojtën nga sulltani dhe të prekni “kolonat qarëse” të cilat besimtarët besojnë të kenë veti shëruese. Shija e Stambollit vijon në Topkapi Palace ,muzeumi i sotshëm dhe vendbanimi i sulltanëve për 400 vjet, pallati më i madh dhe më i vjetër në botë që ka rezistuar deri në ditët tona. rnSipas dëshirës rekomandojmë darkë me pagesë extra në Gar Music Hall ,vendi rafinuar i manifestimit të gatimit të parezistueshën turk, ambjentit dehës, dhe kercimit e muzikes unike orientale.

29 Nëntor Mëngjesi në hotel. Dita e lirë për vizita opsionale sipas dëshirës ose shopping për të marrë me vete ndonjë copëz kujtimi nga Stambolli.rnOra 21.40 kthimi për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë në orën 21.30.
COSMOS TOURS
      edit

0 commenti:

Posta un commento