30 gen 2020

Published 11:06 by with 0 comment

PRAGË 17-20 MARS / 21-24 MARS 399€

PRAGË 17-20 MARS / 21-24 MARS



 Në çmim përfshihen:
– Udhëtimi me avion
– Akomodimi në hotel 4*
– Mëngjesi
– Guide shoqëruese
– Shëtitjet si në program
– Transferta aeroport – hotel – aeroport

Dita 1:Nisja nga Tirana me avion në orën 15:00. Mbërritja në Pragë në orën 18:15. Prezantimi me guidën dhe transferta për në hotel nga aeroporti. Akomodimi bëhet në hotel me 4*. Guida jonë ju shoqëron drejt qytetit të vjetër nga ku fillon shëtitja individuale. Qyteti i vjetër është shtëpia e shumë ngjarjeve madhështore , por edhe katastrofike. Është arsyeja pse Praga cilësohet si “qyteti I artë” për nga stili i veçantë gotik dhe barok.

Dita 2:Mëngjesi në hotel. E gjithë dita do të përfshijë ekskusion me guidë profesionale në qytet. Shëtitje me autobus në Pragën magjepsëse. Vizitë në Kështjellën e Pragës e cila sipas librit Guinness është kështjella antike më e madhe në botë. Vendi ku gjen edhe harqe antike , edhe kopshte tropikale, ka qënë vendi ku ka shkruar edhe vetë F.Kafka, ka qënë rezidenca e princave bohemianë dhe sot e presidentëve të vendit. Vizita në Lesser Side, Pallatin Mbretëror, Katedralen St. Vitus, St. George Basilika, kishën e St. Nicholas, Pallatin Kinski, Orën Astrologjike. Kjo e fundit është atraksioni më mistik ku ndërthuret historia me mistikën e e astrologjisë dhe cilësohet si një nga dizenjimet më të bukura të realizuara ndonjëherë ku ndërthuret ora me informacionin e saktë astronomik.Dhe së fundi Ura e Karlit (Charles Bridge) që jo rrallëherë etiketohet si ura më e bukur në Europë ku statujat e saj gjatë shëtitjes do tju bëjnë të ndaloni dhe të mahniteni nga rregullsia e çuditshme e detajeve preçize. Dhe për ju, që kërkoni gjurmë dashurie, në murin afër urës blini një kyç dhe lidheni tek muri i cili mbart kujtimet e dshurisë së mijëra turistëve.

Dita 3:Mëngjesi në hotel. Opsionale (35€) , për të qëndisur një ditë të paharrueshme të plotë vizite në Karlovi Varit . Aty mund të blini një tas qeramike dhe të pini në ujërat shërues, mund të vizitoni muzeun e pijes tipike të Çekisë , Becherovka dhe të blini një shishe, të ecni përgjatë 5 pallateve me ujëra të nxehta termale të vizitoni muzeun prej xhami, të shijoni arkitekturën elegante nen pamjen magjepse të qytetit madhështor. rnNë mbrëmje , udhëtim opsional në lumin Vlltava , për të mbyllur në mënyrë ideale një ditë magjepsëse. Lumi më i gjatë në Çeki , që gjarpëron në qytet do tju përkundë në bukurinë dehëse të Pragës natën , duke e bërë këtë të fundit, vendin e një kujtimi të magjik për ju. rnPas këtij aktiviteti mbrëmja është e lirë , ku këshillojmë të frekuentoni jetën e natës në Pragë, e cila është e krahasueshme me atë të Amsterdamit.

COSMOS TOURS
      edit

0 commenti:

Posta un commento