16 nov 2018

Published 11:07 by with 0 comment

Viti i Ri me feste Shqiptare dhe humor Shkodran në Montenegro Beach Resort 4*, 3 Ditë €200/pp

Viti i Ri me feste Shqiptare dhe humor Shkodran në Montenegro Beach Resort 4*, 3 Ditë €200/pp







Per rezervime te hershme deri ne daten 01 Dhjetor cmimi 200 euro per person.
Nga data 01 Dhjetor cmimi do te jete 250 euro per person.
Programi:
Dita e Parë, 31 Dhjetor 2018: Nisja nga Tirana për në Budva. Gjate rruges bejme nje ndalese panoramike ne Ishullin e Shen Stefanit. Vazhdojme rrugen drejt Budves per te vizituar Qytetin e Vjeter, kercimtaren e Budves, Portin e Jahteve . Akomodimi ne hotel. Kohe e lire per te shfrytezuar pishinen dhe facilitetet e tjera te hotelit. Ne darke rreth oren 22:00 te gjithe jeni te ftuar ne mbremjen Gala te organizuar nga Kalemi Travel me kengetaren e famshme Rezarta Smaja me orkestren live si dhe me humoristen e mirenjohur Drane Xhai.
Darka buffe do te zgjase deri ne oret e para te mengjesit. Ushqimi ne bufe te hapur pa limit te cilat do te nderrohen vazhdimisht duke shtuar variete. Pijet pa limit nga ora 22:00 – 2:00.
Dita e Dytë, 1 Janar 2019: Mëngjes i vone në Hotel. Pas mengjesit, kush ka deshire mund te qendroje ne hotel dhe te shfrytezoje pishinen e hotelit, ose te bashkohet me grupin ku do nisemi per ne qytetine bukur te Kotorit ku ne drejtimin e guides tone do te vizitohen atraksionet me terheqese te ketij qyteti. Kthimi ne Budva.
Pasdite e lire duke shfrytezuar facilitetet e hotelit. Per ata qe deshirojne Budva ofron jete nate te zhurmshme, mund te kaloni nje nate ne klubet dhe pubet e zones. Fjetja ne Hotel.
Dita e Tretë, 2 Janar 2019: Mëngjes në Hotel. Paradite nisemi per ne Ulqin ku do te ndalojme per te shijuar nje kafe buze detit. Nisja me autobus për në Tiranë. Ndalesa gjatë rrugës. Mberritja ne Tirane.
Në pagesën 200 Euro përfshihen:
1. Akomodim në hotel Montenegro Beach Resort , 4 yje per 2 netë qëndrimi
2. Mëngjesi për të gjitha ditet e qëndrimit
3. Darka Speciale e Vitit të Ri (gjeni me poshte Menune)
4. Pije pa limit nga ora 22:00 deri ne oren 02:00 te mengjesit
5. Pishina e brendshme e hotelit dhe banjo me avull.
6. Transporti Vajtje Ardhje (nuk ka zbritje per transport personal)
Femijet 0 – 1.99 vjec – pa pagese
Femijet 2 – 11.99 vjec – 100 euro
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Menu per pijet:
* Lengje frutash – molle, pjeshke, fruta pylli
* Pije joalkoolike – Pepsi, 7up, bitter, tonic, uje natyral dhe i gazuar
* Pije alkoolike – Vere e kuqe, Vere e bardhe, Birre
Menu ushqimesh:
* Pjata shoqeruese: Rreth 20 varietete me mix djathrash, proshutash, ullinj, perime zgare, patate, etj
* Sallata : 10 varietete si sallate mesdhetare, sallate me domate, kastraveca, speca te pjekur, sallate jeshile, sallate me fruta deti etj.
* Supa: 3 lloje te ndryshme, supe peshku, supe me perime dhe sume me mish vici
* Pjata kryesore: Larmishmeri me pjata deti si risoto me fruta deti, trofte, Midhje etj
* Larmishmeri me pjata mishi si Fileto pule me salce curry, Fileto vici me vere, Gjel deti i mbushur me kerpudha, rosto vici, lazanja, Pizza etj
* Emelsira: Fruta te ndryshme dhe varietet embelsirash.
Shenim: Menuja eshte shume me shume e larmishme se sa me siper. Ne kemi permendur vetem disa prej asortimenteve qe do jene ne darken bufe. Jemi kujdesur qe darka e Vitit te Ri te jete shume e bollshme, ndaj dhe jo te gjitha asortimentet dhe gatimet qe ju do provoni jane afishuara ketu.


Kalemi Travel & Tours / +355695884999


      edit

0 commenti:

Posta un commento