Pas një periudhe disa mujore të ndërprerjes së marrëveshjes, nga 25 dhjetori 2014 është sërish i mundur konvertimi i patentave shqiptare në italiane. Përtëritja e marrëveshjes dypalëshe mbi konvertimet e lejeve të drejtimit të automjeteve do të vlejë deri më 25 dhjetor 2019.
Praktikisht vlejnë thuajse të gjitha rregullat e mëparshëm, të gushtit 2009 kur marrëveshja u lidh për herë të parë. Para së gjithash, vlen të përmendet që konvertohen (tashmë prej disa kohësh) vetëm patentat shqiptare në formatin card që në Shqipëri lëshohen prej 1 korrikut 2005. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh që konvertohen patentat shqiptare që janë marrë para vënies së rezidencës në Itali, dhe se patenta shqiptare mund të përdoret në Itali vetëm vitin e parë të rezidencës. Për të ngarë makinën në Itali pas vitit të parë të rezidencës, i interesuari duhet të ketë konvertuar shqiptaren në Italiane. Gjithsesi i interesuari ka maksimumi katër vjet kohë për të konvertuar patentën shqiptare në italiane pa qenë nevoja të japë provimet e teorisë dhe të praktikës, por hiq vitin e parë, gjatë tre të tjerëve nuk mund të ngasë makinën në Itali.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturave dhe Transporteve, konvertimi i patentave shqiptare është njësoj si ai i patentave të vendeve të tjera jo anëtare të BE-së që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Italinë, ashtu si Shqipëria. Në fakt në faqet zyrtare të kësaj ministrie, i vetmi shënim për Shqipërinë është që marrëveshja është e vlefshme për pesë vjet, duke filluar nga 25 dhjetori 2014 deri më 25 dhjetor 2019.
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për konvertimin
Kërkesa e konvertimit duhet bërë pranë një zyre provinciale të motorizimit civil duke paraqitur këto dokumente:
- Kërkesa në formularin TT 2112 (që jepet në sportel) e përpiluar dhe e nënshkruar;
- Dëshmia e derdhjes së 32 eurove në llogarinë rrjedhëse postare 4028;
- Dëshmia e derdhjes së 9,00 eurove në llogarinë postare 9001. Buletinet e llogarive rrjedhëse të gatshme mund të gjenden në zyrat e postës ose në Zyrat Provinciale të Departamentit të Trasportit tokësor. Nuk mund të përdoren buletine të tjera përveç këtyre të gatshme;
- Patenta shqiptare në origjinal dhe fotokopja e saj në të dyja anët;
- Përkthimi me pullë-taksë me 16,00 euro i patentës shqiptare, i bërë nga një përkthyes i betuar. Përputhshmëria e përkthimit me tekstin shqip duhet të certifikohet nga përfaqësia diplomatike (konsullatat) shqiptare në Itali. Kjo certifikatë duhet të legalizohet më pas në Prefekturë;
- 2 fotografi format tesera, njëra prej të cilave e autentikuar;
- Certifikata mjekësore me pullë-taksë me fotografi (bëhet në ASL dhe nga mjekë të autorizuar) e gjashtë muajve të fundit;
- Fotokopja e kodit fiskal;
- Fotokopja e lejes apo e kartës së qëndrimit e paskaduar, ose kuponi i përtëritjes.

Keti Biçoku \ Shqiptari i Italisë
0 commenti:
Posta un commento