Nisja më 18 Maj, 4 dite qendrim, 399Euro/pp
Dita e Parë:
Fluturimi direkt për në Amsterdam. Nisja në orën 08:50. Mbërritja në Amsterdam në orën 11:40. Vizitë e shkurter ne qytetin e Utrecht-it. Me pas transferimi në hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qëndrat komerciale të Amsterdamit.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.
Dita e Katërt:
Nisja herët ne mengjes për në aeroport. Fluturimi me avion direkt në oren 05:30. Mbërritja në Tiranë në orën 08:05.
Në çmim përfshihet:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Kontakt: AR&LO Travel
0 commenti:
Posta un commento