13 feb 2018

Published 16:35 by with 0 comment

Dubai 6 Dite , Nisja 10 mars per vetem 599Euro/pp

Dubai /Emirate Arabe
Nisja 10 mars, 6 Dite per vetem  599Euro/pp


Emiratet Arabe

Dita e Parë, 10 Mars 2018:
Nisja me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13:35. Mbërritja në Dubai në orën 21:20. Transferimi në hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë, 11 Mars 2018:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
**(Opsionale): Darkë Luksoze në hotelin Burj Al Arab, hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje.
Kthim dhe fjetje në hotel.
Dita e Tretë, 12 Mars 2018:
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Pasdite nisje në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim darkë me zgarë barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
**(Opsionale): Ngjitje në ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
Kthim dhe fjetje në hotel.
Dita e Katërt, 13 Mars 2018:
Mëngjesi në hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthim në Dubai.  Fjetje në hotel.
Dita e Pestë, 14 Mars 2018:
Mëngjesi në hotel. Dite e lirë për plazh dhe shopping.
**(Opsionale): Hyrje ditore në Aquaparkun më të famshëm ne Dubai quajtur Aquaventure Atlantis the Palm në të cilin ndodhet rrëshkitsja me e famshme nënujore quajtur Leap of Faith, kompleks i cili ndodhet në ishullin më të madh articificial të ndërtuar ndonjëherë quajtur Palm Jumeirah.
**(Opsionale): Në mbrëmje, shëtitje e organizuar me anijen tradicionale “Dhow” ku do të shijoni pamjet e mrekullueshme të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë bufe në ambientet e anijes. Kthim dhe fjetje në hotel.
Dita e Gjashtë, 15 Mars 2018:
Mëngjesi në hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9:10. Mbërritja në Shkup në orën 12:05. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.
Hoteli ku do te akomodohet grupi
Në çmim përfshihet:
• Transferimi vajtje – ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e avionit vajtje – ardhje.
• Transfertat nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në hotel në Dubai.
• Mëngjeset në hotel.
• Shëtitjet me autobus sipas programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa shëtitje.
*Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet opsionale.
Shtesat dhe tarifat per ekskursionet opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79
2. Darkë në Hotel Burj Al Arab – €179
3. Ngjitje në ndërtesën më të lartë Burj Khalifa – €49
4. Shëtitje dhe darkë me kroçiere Dhow – €43
5. Shëtitje dhe darkë Safari në Shkretëtirë – €47
6. Hyrje në Aquaparkun “Aquaventure” në Atlantis the Palm – €89
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Për më shumë na kontaktoni në info@udheto.com.al

Kontakt / AR&LO Travel
      edit

0 commenti:

Posta un commento