21 gen 2018

Published 18:50 by with 0 comment

NJOFTIM \ Autoriteti Aviacionit Civil njofton

Autoriteti Aviacionit Civil njofton të gjithë të interesuarit për mundësinë e #trajnimitfalas dhe çertifikimit për 2 kurse shumë të rëndësishme në aviacionin civil, të cilat ofrohen falas online nga Universiteti Aeronautik “Embry Riddle” në SHBA.

Kursi 1- Konceptet bazë për mjetet e vogla të fluturimit #DRON
Ky kurs falas do të zhvillohet nga dt. 22 Janar deri në 4 Shkurt, për një periudhë 2 javore dhe do të shpjegojë çdo gjë, që përdoruesit e rinj duhet të dinë për të operuar në mënyrë të sigurtë dronet e tyre.
Kursi rekomandohet për individë që njohin gjuhën angleze në nivel mesatar.
Pjesëmarrësit do të mësojnë në lidhje me pajisjet, hapsirën ajrore, kërkesat ligjore, dhe veglat e planifikimit të fluturimit, si dhe se si të ndërmarrin hapin tjetër për tub ere operatorë komercial të droneve.
Instruktoret e kursit do të jenë edhe profesorë nga Universiteti Emrby Riddle, edhe ekspert nga industria e sistemeve të pajisjeve ajrore pa pilot.
Ky kurs është vecanërisht i rëndësishëm për vendin tonë, pasi #AutoritetiAviacionitCivil është duke draftuar rregulloren për #dronët, e cila do të synojë rregullimin e këtij aktiviteti për qiej më të sigurtë.
Kjo është mundësia që të gjithë përdoruesit të përfitojnë falas nga ky trajnim, në prag të shpalljes së nismës për rregullimin e këtij aktiviteti në vendin tonë.
Kursi 2- #Mirëmbajtja në Aviacion
Embry-Riddle Worldwide, gjithashtu do të ofrojë mundësinë për një tjetër kurs falas online për mirëmbajtjen në aviacion nga dt. 26 Shkurt deri në 11 Mars.
Kursi do të sqarojë aspektet që lidhen me mirëmbajtjen e avionit, inspektimet dhe si të menaxhohen në mënyrë efektive sfidat globale që përballet industria.
Kursi do të ofrohet nga disa prej ekspertëve të industrisë së aviacionit dhe profesorë të Universitetit Aeronautik "Embry-Riddle".
Rregjistrimi për këtë kurs fillon nga dita e sotme 15 Janar, dhe kërkohet njohja e gjuhës angleze mbi mesataren.
Ky kurs falas është një avantazh që i ofrohet të gjithë të interesuarve dhe të apasionuarve pas aviacionit civil, studentëve të inxhinierive pranë universiteteve publik dhe private.
Për më tepër dhe për t’u rregjistruar ndiqni adresën:
Për cdo pyetje apo sqarim shtesë kontaktoni edhe #AAC në emailin
info@acaa.gov.al
Edukim të mbarë! dhe shumë suksese!
#AviacioniJuaj
      edit

0 commenti:

Posta un commento