15 dic 2017

Published 16:20 by with 0 comment

VITI I RI 2018 NE SARAJEVE \ Cmimi 170 Euro per person.

VITI I RI 2018 NE SARAJEVE.
Agjensia Turistike Rozafa Travel organizon udhetim turistik per te kaluar nderrimin e viteve ne Sarajeve.
Cmimi 170 Euro per person.
Udhetimi organizohet date 30 Dhjetor 2017 – 02 Janar 2018.

Dita pare date 30 Dhjetor 2017.
Nisja nga Shkodra rreth ores 6˚˚. Itinerari Shkoder,Tuz, Podgorice, Nikshic ,Foca ,Sarajeve. Gjate rruges do te bjme nje ndalese ne qytetin e Nikshiqit. Duke perfshire edhe pushimet e udhetimit dhe formalitetet ne pikat doganore, mberritja ne qytetin e Sarajeves mendohet te jete rreth ores14˚˚.Akomodimi ne hotel, shetitje e lire.

Dita dyte date 31 Dhjetor 2017.
Pas mengjesit ne hotel , tour ne piken turistike te Verdho Bosnjes.Pastaj mundesi per shetitje ne Bash Qarshi, ne sheshin e pellumbave, xhamia e madhe ne qender te Sarajeves ndryshe xhamia Gazi Huzrev Begut ndertimi i se ciles daton ne vitin 1500, hani i Huzrev Begut dhe katedralja. Pas vizites shetitje e lire dhe shopping, dhe me pas kthimi ne hotel dhe pergagitja per darken festive. Darka festive fillon ora 20.30, ku do na serviret nje bufe e hapur me ushqime tradicionale boshnjake dhe internacionale dhe me pije te ndryshme pa limit nen shoqerine e muzikes se zgjedhur sllave,shqiptare dhe internacionale ku nuk do te mungojne edhe surprizat e rastit.

Dita trete date 01 Janar 2018.
Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi per te bere nje vizite ditore ne nje nga qendren dimerore olimpike ku jane zhvilluar lojrat olimpike dimerore ne vitin 1984,(pagese ekstra). Per amatoret e skive do te krijohet mundesia per te bere ski ne pistat te sportit te skive. Pas dreke nisja per ne hotel ku pas mberritjes ne hotel kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina e mbyllur te hotelit,banja turke, xhakuzi etj.

Dita e katert date 02 Janar 2018
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit do te behet nisja ne drejtim te qytetit te Mostarit ku do te vizitohet qyteti dhe ura e tij e famshme. Me pas nisja drejt qytetit te Podgorices ne Mal Te Zi, ku do te kemi mundesi per shopping ne qendren tregtare Delta City dhe nje tour ne qytetin e Podgorices, dhe me pas nisja drejt qytetit te Shkodres. Ketu perfundon dhe programi yne.

Cmimi per person ne dhome dyshe: 170 Euro.
Ne cmim perfshihen: • Udhetimi me autobuz komod ne baze te programit.
* Mengjesetper gjitha ditet e qendrimit.
*Darka festive e nderrimit te viteve se bashku me pija pa limit.
* Fjetja ne hotel me 4 *.
*Guida.

Nuk perfshihen ne cmim:
* Pagesat ne disko.
* Drekat.
* Pagesat e telefonit dhe te barit ne dhomat e hotelit.

Ju urojme nje udhetim te kendshem dhe Gezuar Festat e Fundvitit!!! 
Rozafa Travel Agency Adresa | Tel: +355692136607
      edit

0 commenti:

Posta un commento