Nisja 23 Dhjetor, 4 ditë, €299/pp
Dita e parë, 23 Dhjetor.Nisja nga Tirana për në aeroportin e Podgoricës (3 orë larg). Fluturimi për Milano në oren 18:50. Në orën 20:40 mbërritja në Milano. Transferta me autobus për në hotel. Akomodimi në hotel.
Dita e dytë, 24 Dhjetor.Mengjesi në hotel. Fillojmë vizitat në Castello Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri “La Scala”. Pas përfundimit të vizitave kohë e lirë ku mund të shfrytezohet për konsumimin e drekës. Pas dreke do të organizohet një vizitë në stadiumin e famshëm të Milanos “San Siro”. Në darkë do kemi mundësi të shikojmë atmosferën e jashtëzakonshme të Krishlindjeve në Milano. Kthimi në hotel.
Dita e tretë, 25 Dhjetor.Mengjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi për në Verona, ku do te vizitojmë Porta Nuova, e cila është ndër urat e famshme të Veronas, në te cilën dallohet shtrirja e qytetit në dy pjesë, parlamentin e qytetit, Rrugën e Capuletve, Koloseon e famshëm, shtepine e Zhulietës , Kështjellen e Vjeter, Kullën e Lambertit, Piazza di Erbe, Piazza dei Signori, e shumë monumente te tjera. Kohë e lire. Pasdite do vizitojmë një nga qendrat më të mëdha tregtare të Italisë së veriut. Kthimi ne Milano. Kohë e lire.
Dita e katërt, 26 Dhjetor.Mëngjesi në hotel. Nisja për në Vilen Reale në Monza, ku do te kemi mundësi të vizitojmë një nga ndërtesat me një arkitekture interesante dhe shumë të vecantë për veriun e Italisë. Pas vizitës, nisja për në aeroportin e Milanos. Në orën 16:35, nisja për në Podgoricë. Mbërritja në orën 18:30. Kthimi në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë.
Detaje të tjera
Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion nga Podgorica, fluturim direkt.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel me 4 yje për tre netë qendrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion nga Podgorica, fluturim direkt.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel me 4 yje për tre netë qendrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Kujdes: Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55×40×23 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Bora Travel & Tours / +355 69 20 400 20
0 commenti:
Posta un commento