11 nov 2017

Published 14:07 by with 0 comment

Stamboll / Turqi, Nisja me 25 Nentor per vetem 240Euro/pp

Festat e nentorit ne Stamboll / Turqi
Nisja me 25 Nentor , 240Euro/pp



Programi:


Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll në orën 04:00. Mbërritja në Aeroport në ora 07.35. Vizitë tek Kodra e të Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Transferta dhe sistemimi në hotel. Vizitë në Kapali Carsisi (vetëm 700 m larg hotelit).
OPSIONALE: Në mbrëmje shfaqje e Natës Turke në anije, nën urën e Bosforit ku përfshihet darka dhe pije pa limit. Fjetja në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: vizitë tek Bazilika e famshme e Shën Sofias, Xhamia Blu, Sarajet e Topkapise. Vizitë në “Miniaturk”, një nga parqet më të mëdha në botë të strukturave në miniature. Vizitë në Taksim. Kthimi dhe fjetja në hotel.
Dita e Trete: Mëngjesi në hotel. Vizitë në muzeun Panorama 1453. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2.5 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Më pas vizitë në akuariumin Floria. Kthimi dhe fjetja në hotel.
Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Paradite të lirë. Vizitë në pallatin Dolmabahce, i cili ka shyrbyer si qendër administrative e perandorisë Osmane. Më pas vizitë në qendrën tregetare “Via/Port”. Kthimi është në orën 21.20. Mbërritja në aeroportin e Rinasit.

Detaje të tjera

Kujdes: Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.
Në pagesë përfshihen:
– Bileta e avionit vajtje – ardhje.
– Akomodimi në hotel Akgun 5* në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
– Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
– Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
– Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
– Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
– Lundrim me anije në Bosfor 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë.
OPSIONALE: 
Shtesë për Darkë €20 për 3 netë.

FËMIJËT:
0-2 vjec paguan 40 euro.
2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 40 euro zbritje
mbi 12 vjec paguajne si i rritur
*personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 299 euro.
KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Blu Line Travel / +355672907300

      edit

0 commenti:

Posta un commento