3 ott 2017

Published 17:35 by with 0 comment

Stjuardesat ju urrejnë kur bëni këto veprime

Për të marrë përgjigjet janë pyetur 60 stjuardesa. Lexojini dhe mos i bëni këto gabime që të mos ju kenë inat në udhëtimin e ardhshëm.

Kur nuk i thonë “përshëndetje” stafit teksa hyjnë në avion.
Kur i japin stjuardesës koshin me mbeturina ndërkohë që ato janë duke shërbyer ushqimin.
Kur i vendosin këmbët në sediljen e pasagjerit tjetër.
Kur pyesin se çfarë ofrohet për të pirë ose për të ngrënë, a thua se aty ka menu.
Kur injorojnë lajmërimet rreth kushteve të sigurisë.
Kur nuk e specifikojnë se si e duan kafen.
Kur nuk kujdesen për njerëzit me të cilët janë me vete.
Kur vendosin kufjet ndërkohë që stjuardesa shpjegon.
Kur i bien butonit të nevojës pa qenë nevoja.
Kur i ngacmojnë stjuardesat për të fituar vëmendjen e tyre.
Kur shkojnë në tualet ndërkohë që del shenja që duhet ta kenë të vendosur rripin e sigurimit.
Të bësh naze kur nuk ka alternativa zgjedhjeve ndaj ushqimit.
Kur shkojnë zbathur në tualet.
Kur e zënë tualetin ndërkohë që avioni është duke u ulur.
Kur kërkojnë stilolapsin e stjuardesës borxh.
Kur kërcasin gishtat për të fituar vëmendjen e stjuardesës.
Kur e përdorin tavolinën përpara për t`u shtriqur.
Kur fajësojnë stjuardesat për incidente që kanë ndodhur për fajin e tyre.
Kur pretendojnë që stjuardesa të jetë e informuar po aq sa edhe komandanti i fluturimit.


Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/
Burimi i fotos:  https://www.pexels.com
      edit

0 commenti:

Posta un commento