Hotel Arbez, i njohur si
hoteli franko-zviceran qëndron në vijën kufitare mes Francës dhe Zvicrës
në fshatin e vogël të La Cure, i cili po ashtu është i ndarë në mes nga
vija kufitare. i ndërtuar nga një pronar tokash dhe biznesmen mori famë
për pengesën e rregullimeve të kufijve mes dy shteteve, struktura
fillimisht është përdorur si dyqan ushqimor nga ana e Zvicrës dhe pub
nga ana franceze. Aktualisht e gjithë ndërtesa është hotel, ku dhoma e
ngrënies, kuzhina dhe disa dhoma qëndrojnë në mes të kufirit.
Kjo vendndodhje unike e hotelit u bë mosmarrëveshje mes Francës dhe
Zvicrës pas pushtimit të Valle Des Dappes, në jug dhe perëndim të
qytezës. Pas traktatit të vitit 1862 mes dy endeve ku strukturat e ndara
n ë mes nga kufiri nuk duhet të prekeshin, i dha ide të mirë
biznesmenit vendas që krijoi hotel Arbez.
Gjatë luftës së Dytë Botërore gjatë pushtimit gjerman të Francës, trupat e tyre lejoheshin të hynin në anë franceze të hotelit, por iu ndalohej rreptë të kalonin anën zvicerane. Duke qenë s e shkallët lart nisnin në territorin francez dhe përfundonin në atë zviceran, gjermanëve nuk u lejohej hyrja në dhomat lart, që u bënë strehë për refugjatët e Rezistencës Franceze. Hoteli u zgjodh më 1962 për negociatat e marrëveshjes Evian mes Francës dhe Algjerisë që përfundoi me pavarësinë e kësaj të fundit.

Dhoma e ngrënies ndahet mes dy shteteve.
Bari është krejt territor francez.
Shtrati në suitën e muajit të mjaltit është i ndarë nga kufiri përgjysmë.
Shtretërit e dhomave kanë nga dy jastëkë, njëri i dizajnuar me flamurin zviceran e tjetri me atë francez.
Salloni i madh dhe shkallët janë të ndara përgjysmë nga kufiri.
Një tjetër dhomë ka banjën në Francë ndërsa pjesën tjetër të dhomës në Zvicër.
Aneksi i hotelit është krejt në territor zviceran.
Sot drejtohet nga kompania SARL, që i paguan taksat njëlloj për të dy shtetet. Kur qeveria franceze ndaloi duhanpirjen në pube dhe restorante, ligji u aplikua në të dy anët e dhomës së ngrënies, edhe atë zvicerane.
0 commenti:
Posta un commento