6 ott 2017

Published 14:17 by with 0 comment

A duhet ta shtrijmë sediljen në avion?

Mbi tokë, oqean, liqen, me diell apo dëborë, fluturimi mbetet fluturim. Ajo që bën dallimin ka të bëjë me brendësinë e avionit, sidomos në lidhje me njerëzit që ndodhen bashkë me ju. Nuk janë të paktë titujt rreth grindjeve në avion dhe zakonisht ndodhin në ajër. Të mbështetemi apo të mos mbështetemi në sedilje? Njerëzit mendojnë se përderisa kanë një biletë në duart e tyre, kjo nënkupton se mund ta shtrijnë paksa sediljen, ama edhe personi që ndodhet pas nesh ka të drejtat e veta mbi atë hapësirën përpara fytyrës.

Nisur nga një incident në avion kur dikush e lagu me çaj të nxehtë, gjatë shtritrjes së sediljes dhe nuk i kërkoi as falje, Shannon McMahon, redaktori i Smarter Travel, ka shkruar disa rregulla, për të mos pasur probleme në avion.
1. Rregulli i Artë – Shikoni mbrapa
Keni të drejtën që të shtrini sediljen, por kini mirësinë të hidhni një vështrim te komshiu që qëndron pas jush, si për ta lajmëruar se do t`ia zini atë pak hapësirë që ka përpara fytyrës.
2. As mos e mendoni të shtrini sediljen gjatë vaktit të ushqimit
Nuk është i shijshëm ushqimi në avion, ama është një moment që të fal kënaqësi gjatë fluturimit. Ndaj mos e cënoni atë.
3. Merrni vetëm atë që keni nevojë
Disa vende në aeroport ju lejojnë që ta shtrini pak më tepër sediljen, ndaj mund të zgjidhni pikërisht një nga ato pozicione.
4. Shtrijeni sediljen ngadalë
Në çdo rast incidenti si ai i mësipërmi me çajin, lejojini tjetrit të ketë kohën e duhur për të parandaluar një incident. Ndaj veproni ngadalë.
5. Përdorni komunikimin verbal
Jemi njerëz dhe fatmirësisht mund të flasim. Mund të pyesni me mirësjellje atë që ndodhet pas jush, t`i kërkoni falje dhe nëse është nevoja edhe ta falënderoni.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com
Burimi i foto: © Unsplash https://www.pexels.com
      edit

0 commenti:

Posta un commento