18 set 2017

Published 17:47 by with 0 comment

Si të vendosësh paqe mes fëmijëve gjatë pushimeve?

Vera iku por jo pushimet. Ato mund të bëhen në çdo kohë dhe stinë. Për arsye të temperaturave të larta dhe punëve disa njerëz nuk kanë mundur të shkojnë me pushime. Për ata që janë në pragun e tyre, apo edhe ata që do shkojnë vitin tjetër do ju tregojmë disa teknika sesi t`i përballosh ato pa shumë stres kur je me fëmijë të vegjël me vete që grinden gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin.
Për të pasur harmoni që kur të bëni foton familjare të mos dukeni sikur sapo keni dalë nga lufta.

Taktika e parë: Bëhu armiku i tyre
Merrja iPad-in që ata refuzojnë ta ndajnë me njëri-tjetrin. Zgjidh stacionin e radios i cili s`i pëlqen të dy fëmijëve. Jini fokusi i inatit të tyre dhe kështu ata do të bëhen bashkë më shumë se kurrë. Nuk ka forcë lidhesë më të madhe sesa një armik i përbashkët. Kështu që ji armiku i tyre.

Taktika e dytë: Përfshijini në udhëtim
Përfshijini në udhëtim. Tregojini se sa qejf do të bëni dhe pastaj angazhojini për të dhënë edhe ata mendimin mbi zgjedhjen e restorantit ose axhendës së ditës. Merrini seriozisht këshillat e tyre, por nëse për ndonjë arsye të caktuar nuk bini dakord atëherë thjesht rikthehuni në rregullin e parë.

Taktika e tretë: Mos e tepro
Mos e teproni me shumë aktivitete gjatë një dite. Për shembull një vizitë në muze, do ishte në rregull. Ndërkohë që bëni aktivitetet gjatë ditës, sigurohuni që fëmijët të jenë të ushqyer mirë.

Taktika e katërt: Kufizoni gjërat që i bëjnë për të qarë
Nëse pas lojës së shahut dikush përfundon në të qara, atëherë mos e merrni tabelën. Nëse duke zgjedhur një film përfundohet në konflikt, mos e bëni. Fëmijët mbeten njësoj. Ata nuk do pushojnë së qari vetëm se i keni larguar nga shtëpia.

Taktika e pestë: Ndarja dhe pushtimi
Ndonjëherë konfliktet mes motrave dhe vëllezërve kanë thjesht nevojë për një ndarje nga njëri-tjetri. Ndonjëherë ndajini aktivitetet sipas moshës që ata kanë. Do të ishte mirë që të kalonit kohë me secilin veçmas. Plus që kur të kthehen secili do ketë ç`të diskutojë me tjetrin.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/
      edit

0 commenti:

Posta un commento