14 set 2017

Published 16:25 by with 0 comment

Pse nuk duhet të blini një aparat fotografik të shtrenjtë?

Jeni të zhgënjyer nga fotot e pushimeve dhe keni vendosur të blini një aparat fotografik që ta keni për pushimet që do të vijnë? Prisni pak, nëse shpenzoni shumë para për të blerë një aparat të mirë e më pas përfundoni duke përdorur vetëm opsionin automatik, atëherë s`ia vlen që i shpërdoruat paratë. Nëse nuk di ta përdorësh diçka, atëherë ç`kuptim ka?

Ja çfarë duhet të konsideroni përpara se të blini një aparat të shtrenjtë për udhëtim:
Ku do të përfundojnë fotot tuaja?
Në epokën e digjitalizimit fotot përfundojnë më së shumti në rrjete sociale. E në këto kushte me të vërtetë që s`keni nevojë për një kamera të mirë. Megapixel-i është i rëndësishëm nëse fotot do të prezantohen në ndonjë ekran të madh. Nëse pastaj dëshironi që fotot t`i lani dhe t`i zmadhoni për t`i vendosur në mur, atëherë një kamera e mirë ju duhet.
Keni përdorur më parë ndonjë aparat të shtrenjtë?
Mund të jetë e frikshme të nisësh për herë të parë të përdorësh një aparat që ka kushtuar shumë. Kështu që mund të nisni të luani e provoni së pari me telefonin tuaj, ose të pyesni miq që dinë mbi të.
Jeni i përkushtuar për të mësuar?
Kur blini një aparat për pushime nuk është e thënë të lexoni të gjithë manualin, por mund të kërkoni informacione për të kuptuar sesi funksionon. Ka shumë tutorial online që të japin një dorë të mirë në këto çështje. Nëse keni planifikuar ta merrni aparatin me vete, atëherë duhet të keni gjetur kohën e duhur për ta mësuar më parë, që kur të arrini në udhëtim ta keni mësuar përdorimin.
Telefoni juaj është gjithashtu shumë i fuqishëm
Telefoni po përdoret gjithnjë e më shumë për të bërë foto. Ka edhe një sërë opsionesh e programesh të cilat ia vlejnë të përdoren.
Ndoshta s`e ka fajin aparati fotografik
Përpara se të shpenzoni paratë mendohuni, sepse mbase nuk ëshë faji i kameras. Që fotot nuk janë edhe aq profesionale, ndoshta është edhe faji juaj. Konsideroni disa mësime fotografie. Mund t`ju hyjnë më shumë në punë, sesa thjesht një aparat.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com
Burimi i fotos: © Photo Mix https://www.pexels.com
      edit

0 commenti:

Posta un commento