Skip to content
Me plazhe të bukur, niveli i
ulët i krimit dhe bukuri natyrore të shtrirë, ishulli i Tuvalusë është
një arratisje ideale në Paqësorin e Jugut. Por ndryshe nga ca ishuj aty
pranë, nuk është frekuentuar nga turistët.
Në fakt, ka qenë vendi më pak
i vizituar në botë në vitin 2016, sipas një raporti të botuar nga
Organizata e Kombeve për turizmin botëror. Vetëm 2 mijë njerëz e kanë
vizituar grupin e ishujve që përbëjnë Tuvalunë më 2016-ën, 1 mijë më
shumë sesa në 2014 –ën.
Tuvalu është bërë një vend për të studiuar efektet e ndryshimit
klimaterike. Nivelet e detit janë rritur shumë dhe Kombet e Bashkuara e
renditën si një nga ishujt që ka më shumë gjasa të zhduket në oqean në
shekullin 21.
Shumë banorë të Tuvalusë kanë ikur drejt Zelandës së Re dhe vendeve të
tjra në Paqësorin e Jugut, nga frika se shtëpitë e tyre do të
shkatërrohen nga niveli i ujërave.
Vizitorët në ishull mund të mbërrijnë atje përmes Air Fiji ose disa
opsioneve të pakta për të shijuar bukurinë e largët në këtë parajsë
ishullore.
0 commenti:
Posta un commento