1 set 2017

Published 15:57 by with 0 comment

Cfarë përfitoni nëse udhëtoni shpesh?

E keni pyetur ndonjëherë veten çfarë përfitoni nëse udhëtoni shpesh? Po ju radhitim më poshtë disa prej tyre!
-Miqësi të reja nga çdo vend e kulturë. 
 
-Lumturi! Po, është e vërtetë! Udhëtimet i bëjnë njerëzit më të lumtur pasi mendja e udhëtarëve stimulohet nga njohuri edhe përjetime të reja të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes mendore dhe shpirtërore.
-Udhëtimi ju jep mundësinë për të shijuar të jetuarin në çast dhe jo në të shkuarën apo të ardhmen.
-Kur udhëtoni, bëheni tregtar i tregimeve që do t'ju tregojnë.
-Nëse jeni introvert e i heshtur do ta keni më të lehtë të thyeni akullin me njerëzit e rinj.
-Zgjeron horizonte dhe shmang paragjykimet ndaj njerëzve apo vendeve të tjera duke ju bërë më tolerantë.
-Gatime dhe receta të reja.
-Mësoni gjuhë të reja! Nëse jo rrjedhshëm mund të mësoni vetëm disa fraza. Vendasit do t'ju vlerësojnë shumë më tepër sepse kjo është shenjë e dashamirësisë suaj ndaj kulturës së tyre.

Befshi qef
      edit

0 commenti:

Posta un commento