4 ago 2017

Published 15:19 by with 0 comment

VALBONE (me traget)➡ Nisje 12 Gusht! 2 Dite! Cmimi €59!

  • Nisja: 12/08/2017
  • Kohëzgjatja: 2 ditë
  • Vendodhja: Valbone
  • Çmimi: €59
Ne Guiden tone jane te perfshira te gjitha, duke filluar nga transporti, ushqimi Mengjezi -Dreka dhe Darka, fjetja, guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem Valbone, shoqeruar nga guida jone e cilado iu flas mbi zonen dhe historise e saj.

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE
►12 
GUSHT (Cmimi €59/Personi)
►19
GUSHT (Cmimi €59/Personi)
►26
GUSHT (Cmimi €59/Personi)

Dita e pare
*Nisja ne oren 07:00 te mengjesit nga Tirana ku do takoheni me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve, qe i ka dhuruar Nena -Natyres Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi marinar te tragetit Koman – Fierze.
*Lundrimi i cili zgjat 2 ore : 30 minuta mbi 2 liqenet, duke pershkruar liqenin qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze e radhes do te jete ne Kanioni e Valbones, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Me te mberritur ne hotel Fusha e Gjes ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju.
*Mbasdite do te vazhdojme ekspolirimin e Valbones.
*Vizitojmë liqenin e Xhemës, Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones.
* Sipas deshires se grupit do krijojme ekipet tona ne nje loje Volejbolli ku gjithmone humbesi do paguaje kafen e mbasdites 😀 .
*Per kafen ose cajin, do te kthehemi tek hoteli, ku do te bejme adetin tone, tradicionalja “mbledhja e shtabit” .
*Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk ne trofte ose mish qingji, fli, etj e organizuar me muzike.

Dita e dyte

*Pas mengjesit do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones.
* Pas kthimit do konsumojme gjithashtu edhe dreken e pergatitur nga amvisat me produke fshati dhe tradicionale te zones, ku baza do te jete mishi qingjit ne sac ose hell.
*Kthimi do te realizohet nga Kosove, ku vazhdimi i udhetimit do jete per ne qytetin e Prizren, ne qytetin “muze” te Kosoves.
*Ndalese per te realizuar turin e  qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj.
*Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.

———————————————
Ne cmim 59 euro përfshihen:
• Transporti: Tirane – Valbone – Gjakove – Prizren – Tirane
• Bileta e tragetit Koman – Fierze (trageti i madh alpin)
• Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes (cdo dhome me banjo personale)
• Darka e dites se pare me gatime tradicionale te Valbones
• Mengjes fshati diten e dyte ne Valbone dhe Dreka diten e dyte ne Valbone
• Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit
• Mbremje festive me muzike me DJ
———————————————–
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel “Fusha e Gjes”
► Nisja do të bëhet në orën 07:00 të mengjesit të ditës së pare, nga kafe Flora, qender Tiranes.
——————————————————
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Pashaporta  ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Kepuce per ecje ne Mal
3) Nje xhakete e trashe dhe bluze me menge te gjata per ne mbremje.
——————————————————–
► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se pare
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve

albania travel voyage (+355) 69 35 31359
      edit

0 commenti:

Posta un commento