31 ago 2017

Published 11:41 by with 0 comment

Plazh ne Lefkada me transport, 5 dite, 11 Shtator €220

Datat e nisjeve per udhetimet 5 ditore:

► 11, 18, 25 Shtator – 220€/Person
DITA PARE – Nisja nga qëndra e Tiranës në mëngjes në orën 05:00 me mjet komod. Ndalesa të vogla rrugës për në kufirin e Qafëbotës. Ndalese rreth dy orë në Parga, qytet turistik i ndërtuar në qafëmali dhe bregdet. Mberritja ne Lefkada. Akomodimi në hotel. Darka ne hotel. 
DITA DYTË – Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:30 deri ne oren 15:00. Pas plazhit, konsumojme dreken dhe nisemi per nje vizite ne manastirin e Faneromenis. Rreth ores 18:00 kthimi per ne hotel. Pasdite e lire.  Darka ne hotel.
Ne mbremje, opsionale Boat Party (Cmimi extra 10 euro/person me 1 pije te perfshire). Nisja 20:30 – 1:00.
Anija shnderrohet ne nje beach bar me muzike, drita, fishekzjarre per nje atmosfere mbreselenese. Anija do te ankorohet ne nje plazh te virgjer per rreth 1 ore, ku me guximtaret mund te lahen. Muzika dhe festa nuk do te ndalet ne asnje moment. Anija do kete DJ me te mire te Lefkades qe do ju shoqeroje gjate gjithe kohes.
DITA TRETË  – Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për te vazhduar udhetimin tone. Fillon udhëtimi në orën 10:00. Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki, Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo dhe shpellen Papanikoli. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme mbaron në orën 18:30. (Shetitja me anije ka kosto shtese opsionale 20€/person) Me pas qëndrojme për një kafe në Nidri dhe me pas vazhdojmë për në hotel. Darka ne hotel.
DITA KATËRT – Pas mengjesit, kohe e lire per plazh. Darka ne hotel.
DITA PESTË –  Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri i Kakavisë. Ndalesë dhe shetitje në liqenin dhe kalanë e Janinës. Mberritja ne Tirane, fundi i sherbimit tone.
Cmimi per femijet:
Nga 0-2 vjec: Falas
Nga 2-12 vjec: zbritje 50 Euro
Mbi 12 vjec: Cmimi i plote
Cmimi  perfshin:
✔ Transporti Komod Tirane – Lefkada vajtje ardhje (nuk ka zbritje per transport personal)
✔ Transfertat si ne program
✔ Akomodimi në Hotel Ionion Star 4*, në qendër të Lefkadës buzë detit dhe prane lokave dhe restoranteve.
✔ Perdorimi i pishines se hotelit, cadrat dhe shazllonet ne pishine
✔ Mengjeset dhe darkat
✔Shoqerues shqiptar nga agjensia
– Cmimi per person ne dhome teke 50% me shume.
Nuk perfshihen:
– Udhëtimi me anije 20 €/person
– Drekat
– Shazllonet dhe cadrat ne plazh (mesatarisht 5 euro dita 2 shazllone dhe 1 cader)
– Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “Te Perfshira”

Kalemi Travel
      edit

0 commenti:

Posta un commento