11 ago 2017

Published 15:01 by with 0 comment

Përse të mos i bëjmë pushimet në Vlorë?

Për fatin e mirë të të gjithë atyre që dëshirojnë t`i kalojnë pushimet në Shqipëri, ka disa mundësi për të zgjedhur, e një ndër më të mirat është Vlora. Plazhe të shumta dhe mundësi përshtatjeje ka si për familjet me fëmijë të vegjël që nuk preferojnë thellësinë, ashtu dhe për notarët pasionant që dëshirojnë të hyjnë menjëherë në thellësi.

Vlora, e pozicionuar në jugperëndim të vendit është një pikë strategjike, sidomos për ata që jetojnë në Shqipërinë e mesme dhe jug. Të mos shkuarit shumë larg do t`ju kursente edhe koston e kohës, por edhe atë monetaren. Nëse zgjidhni një vend më afër, keni mundësi për një ditë më shumë pranë detit.
      edit

0 commenti:

Posta un commento