Skip to content
Nëse nuk keni marrë kurrë një tharëse flokësh me vete kur jeni për
udhëtim, mendoheni edhe njëherë këtë. Studimet në dhomat e hotelit kanë
treguar se baktere nuk ka vetëm te lavamani, telefoni, apo pulti i
televizorit. Baktere ka edhe te tharësja e flokëve. Nëse këto të tjerat
mund të sterilizohen përpara përdorimit, me tharësen do ta kishit të
pamundur.
ABC News tregoi se një studim i bërë në dhomat ku çmimi shkonte nga 98
dollarë deri në 500, u gjetën te tharëset më shumë baktere se ç`mendohej
të kishte.
Kështu që nëse harroni ta paketoni për ta marrë me vete, zgjidhja më e
mirë do të ishte t`i linit flokët të thaheshin natyralisht.
Burimi i lajmit: https://www.aol.com
Burimi i fotos: © Gratisography https://www.pexels.com
0 commenti:
Posta un commento