31 ago 2017

Published 13:16 by with 0 comment

Kjo është arsyeja përse u sëmure pas pushimeve

Sapo jeni kthyer nga pushimet dhe jeni sëmurë? Po pra, sepse ka disa arsye. Në njëfarë mënyre mund ta konsideroni veten me fat nëse sëmureni pas pushimeve se mund të ndodhë që të mos ndiheni mirë që atje. Kështu do t`ju shkatërroheshin. Po le të përqëndrohemi te gjendja jo e mirë shëndetësore pas pushimeve. Përse ndodh?

Një ndër arsyet mund të jetë stresi
Udhëtimet janë shpesh stresuese, përveçse të bukura dhe dihet se stresi e ul imunitetin. Kështu që merreni lehtë.
Lodhja ekstreme pas një udhëtimi të gjatë
Mungesa e gjumit shkakton lodhje të tejskajshme. Sigurohuni të qetësoheni sa më shumë të jetë e mundur.
Turmat e njerëzve
Me sa më shumë njerëz të jeni në kontakt, aq më shumë mundësi ka të merrni diçka, si për shembull ndonjë virus.
Bakteret
Të dalësh nga mjedisi i përhershëm dhe rutina, do të thotë që trupi do përballet me baktere me të cilat nuk është mësuar.
Ndaj pra nuk ndiheni mirë. Dikush vjen nga plazhi me infeksion lëkure, dikush me dhimbje veshi, dikush me nauze (të përziera), apo të tjerë të ftohur. Shkaqet qenkan disa.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com
      edit

0 commenti:

Posta un commento