17 ago 2017

Published 10:43 by with 0 comment

10 objektet që do ju kursejnë para në udhëtim

Për shumë udhëtarë është i rëndësishëm portofoli dhe të mos abuzuarit me të. Nëse nisemi për rrugë, kemi një buxhet të caktuar të cilin është mirë të mos e tejkalojmë. Merrni me vete 10 objektet e mëposhtme për të kursyer para gjatë një fluturimi.

  • Shishe e vogël bosh.
    Mund t`ju duhet për shkak se të gjithë ata që udhëtojnë e dinë mirë se mililitrat e lëndëve të lëngshme janë të limituara. Kështu që në atë shishen e vogël mund të hidhni pak nga kremi pa të cilin nuk rrini dot.
  • Krem dielli
    Mund të jeni duke shkuar diku ku rrezet e diellit janë përvëluese, ndaj mirë është ta keni kremin me vete. Mund të kushtojë shumë më shumë po ta blini në destinacionin për ku jeni nisur.
  • Peshore valixheje
    Dihet se pesha e tepërt në valixhe ju kushton para. Kështu që duhet të jeni të sigurtë se sa kg po merrni me vete.
  • Ushqime për vakte të lehta
    Në këtë rast ju duhen patatina, molto, e çdo produkt i këtij lloji për t`ju shoqëruar deri sa të mbërrini. Ndoshta në avion nuk do të ketë ushqim ose ndoshta nuk do t`ju pëlqejë.
  • Ngjitës
    Të kësh një ngjitës me vete nuk është kurrë keq madje tregon se jeni praktik. Mund të keni me vete në valixhe ndonjë thikë për shembull, që nëse e çan valixhen atëherë të keni me çfarë të ngjisni. Përndryshe si mund ta zgjidhni këtë situatë?
  • Qese të presuara
    Do t`ju kursente shumë vend në valixhe ose në çantën e dorës dhe kështu do të merrnit me vete sa më shumë gjëra që mund t`ju nevojiten. Është e rëndësishme kur udhëtoni, të maksimizoni hapësirat.
  • E-Reader
  • Jeni lexues i devotshëm? Atëherë lexuesi elektronik duhet me vete, sidomos në udhëtime.
  • Shishe uji bosh
Udhëtarët e njohin këtë truk. Ata e marrin gjithmonë një shishe bosh me vete për ta mbushur me ujë pas kontrolleve në aeroport.
  • Detergjenti larës enkas për udhëtime
Mund të keni marrë pak rroba me vete, ose nuk keni kohë që të shkoni te shërbimi i larjes së tyre, ndaj detergjenti do ju duhet. Po sikur bluza t`ju bëhet me verë dhe ju keni një takim të rëndësishëm? Nuk do të dëshironit të blinit rroba të reja vetëm për këtë gjë.
  • Çanta të sigurta për rrobat dhe aksesorët
Pasaporta, paratë, por edhe rrobat janë të rëndësishme sidomos në një udhëtim. Ndaj siguria duhet të jetë maksimale dhe për këtë duhen çantat e duhura.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com
      edit

0 commenti:

Posta un commento