11 lug 2017

Published 12:44 by with 0 comment

Si të flini në avion

Si të udhëtosh për punë ashtu edhe për qejf, vështirësia për të të zënë gjumi në avion është e njëjtë. Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e gjumit mund të ulë performancën e trurit me 20%.
Sipas Infermieres së Regjistruar, Terry Cralle ka disa mënyra për të fjetur në një fluturim.

Planifikoni përpara
Mund të duket e thjeshtë të planifikosh përpara, por në realitet nuk është edhe aq. Nëse merrni kohën e duhur për të paketuar, për të planifikuar transportimin tuaj në aeroport dhe të organizoni shtëpinë për ditët që nuk do të jeni aty, atëherë do të jeni më pak të stresuar dhe do të mund ta keni më të lehtë të flini gjatë fluturimit.

Meditoni
Kohët e fundit, guidat audio të meditimit kanë fituar shumë popullaritet. Nëse e udhëhiqni veten drejt një deti, imagjinoni valët, ujin e kripur, shikoni qiellin dhe lulet shumëngjyrëshe, do t`ju ndihmonte vërtetë të çliroheni dhe të bini në gjumë.

Paketoni për me vete vaj livandi
Nje studim i vogël ka treguar që nëse njerëzit nuhasin para dhe gjatë gjumit 100% vaj livandi, atëherë do të ulin presionin e gjakut dhe do të kenë një gjumë më të rehatshëm. Kështu që merrni pak me vete, hidhni disa pika te jastëku i fluturimit, ose te kyçet e duarve.

Injoroni argëtimin në fluturim
S`ka rëndësi se sa dëshironi ta shikoni atë që po shfaqet në ekranin që keni përballë. Drita e fortë do të vrasë retinën tuaj dhe për më tepër do të dërgojë sinjale në tru që është ditë, ndaj gjumi do ta ketë të vështirë të mbërrijë te ju.

Përgatisni një listë me çfarë duhet të bëni
Përgatisni një listë me çfarë duhet të bëni përpara gjumit, për të mos harruar, apo përpjekur që të mbani gjithçka në mendje. Kështu kur të vij koha për të fjetur, mendja do të jetë më e qartë.

Merrni me vete diçka të rehatshme
Është e nevojshme që mjedisi në avion të jetë sa më i përshtatshëm që të jetë e mundur. Nëse keni ndonjë jastëk që e dashuroni, merreni me vete. Do t`ju bëjë të ndiheni komodë duke qenë diçka e rehatshme për ju dhe për më tepër familjare.

Burimi i lajmit: http://www.foxnews.com
      edit

0 commenti:

Posta un commento