Per çdo vit, Travel + Lesure prezanton nje liste me renditje te
hoteleve, qyteteve, linjave te anijeve te udhetimit, ishujve e kategori
te tjera te udhetimeve dhe zgjedh disa si “me te mirat ne bote”.Gjate
ketij viti, ishulli Palawan i Filipine eshte zgjedhur si me i mire ne
bote per 2017-en.Renditja eshte bazuar ne rezultatet e nje sondazhi me
lexuesit, ku udhetaret vleresojne pervojat e tyre te udhetimit. Pas tij
renditet Hilton head ne Karolinen e Jugut, Ishujt Galapagos, Santorini,
Maui, Ischia, Hvar dhe Bali.
———————————————
Linja ajrore shqiptare do te nise fluturimet brenda ketij viti. Lajmi
eshte konfirmuar nga gjigandi turk i aviacionit, “Turkish Airlines”, i
cili eshte duke asistuar qeverine shqiptare ne themelimin e kompanise
vendase, qe do te kryeje fluturime nga Rinasi drejt rajonit dhe vendeve
te tjera te botes. Kryetari i bordit ekzekutiv te “Turkish Airlines” ka
deklaruar para se projekti po ecen sipas parashikimit dhe shanset qe
linja te rezultoje nje sukses tashme jane me te medha. Krijimi i nje
kompanie ajrore shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama ne maj te
ketij viti. Gjigandi turk u perfshi ne projekt per te asistuar qeverine
shqiptare pas nje vendimi te perbashket mes Rames dhe presidentit turk
Erdogan. Burime nga Kryeministria bejne te ditur se kompania do te jete
private. Sipas tyre, fillimisht ajo do te filloje me operacione ne
shkalle te vogel, por me kalimin e kohes numri i fluturimeve dhe
destinacioneve do te zgjerohen.
———————————————-
Sipas raportit te ketij viti per konkurrueshmerin e Turizmit ne vende
te ndryshme hartuar nga Keshilli Boteror i Udhetimeve dhe Turizmit
sektori turistik eshte biznesi me I fuqishem ne rang global duke perbere
10 % te GDP boterore dhe pergjegjes per 1 ne 10 vende pune. Sipas
raportit siguria eshte nje dner sfidat kryesore te ketij viti per
industrine e turizmit. E ndersa Finlanda renditet si destinacioni me i
sigurte ne bote ka nje liste te vendeve te rrezikshme per tu vizituar.
Lista kryesohet nga Kolumbia qe ndiqet nga Jemeni, El Salvadori,
Pakistani, Nigeria, Venezuela, Egjipti, Hondurrasi dhe Ukraina.
———————————————–
Shoping dhe pushime , jane filozofia e turisteve kineze. Shume prej
vendeve te botes lakmojne keta turiste per shumen e parave qe ata
shpenzojne ne destinacionet turistike qe vizitojne. Nje artikull i
publikuar nga Tourexpi tregon se kinezet jane turistet me fitimprures ne
bote. Gjithashtu ky artikull liston dhe destinacionet qe jane me te
preferuara prej kinezeve dhe vizitoreve te tjere per te te bere shoping.
Ato jane Parisi, Londra , Singapori, Milano, Roma, Mynihu, Frankfurti,
Seuli, Vjena dhe Berlini.
http://radiotravel.al \ burimi
0 commenti:
Posta un commento