19 giu 2017

Published 16:25 by with 0 comment

Theth All inclusive 2 Dite 44 € / Data e udhetimit 24-25 Qershor & Cdo Fundjave

Theth All inclusive 2 Dite 44 €
Data e udhetimit : 24-25 Qershor & Cdo Fundjave


Ne cmim perfshihet:
Udhëtimi vajtje-ardhje me furgon komod.
Akomodim në bujtinen me te mire te zones .
ne dhome 2-she , 3 -she ose 4-she
Mengjesi + Dreke + Darka
Guide gjate gjithe udhetimit .


------------------ Programi --------------------

Dita e pare :

Nisja diten e shtune ne ora 06.00 nga Tirana. Pushim kafeje rruges. Mberrijme ne Theth. Bejm Akomodimin ne hotel . Zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin . Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujvares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare qe shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Ora 08.00 darka.


Dita e dyte:

Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht,caj,veze,etj.) Pas ores 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese) ,kalojme uren e telit per te shikuar ujvarat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh.
Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Keto do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne bujtine, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe.(Udhetimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetem me automjetet e zones dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh te reja per person ).Me pas nisja per ne kthim. Ora 12:00  Pushim per kafe dhe dreke ne Shkoder Mberritja ne Tirane rreth ores 20:00 . Fundi i sherbimit tone.



Zenith Travel / +355682059020


      edit

0 commenti:

Posta un commento