13 mag 2017

Published 15:39 by with 0 comment

Sarajeve – Mostar – Medjugorje 26 Maj, 3 ditë, €99/pp

Sarajeve – Mostar – Medjugorje 26 Maj, 3 ditë, €99/pp


Datat e tjera te nisjeve:
► 26 Maj
(per kalenderin e plote te udhetimeve tona 2016-2017 klikoni KETU!)
Programi
Dita 1:
Nisja nga Tirana në orë 05:00.
Kryerja e procedurave kufitare,  kalimi nga Hani Hotit dhe kalim nga Podgorice dhe nga qytetin i Nikshiqit. Pushime te shkurtra gjate rruges per kafe. Vazhdim i udhetimit për në Sarajeve.
Vizite në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:
  • Urën e famshme të Mostarit;
  • rrugën e dyqaneve të mjeshterve të vjetër;
  • Xhaminë e Madhe;
  • Katedralen e Betonte te Mostarit ( e vetmja në botë).
Mbërritja ne Sarajeve, akomodimi dhe darka në hotel.
Kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur(duhet perdorur kapuc noti), banja turke, xhakuzi etj.
Darka.
Dita 2:
Mëngjesi.
Fillojmë vizitat në oborrin e familjes Mbreterore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajeves ( pagese extra 1 euro). Nisemi per vizitat në Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marreveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohe e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit. Darka ne hotel.
Dita 3:
Ora 07:30 – 08:00 mëngjesi.
Pas mëngjesit nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të vizitojme Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Nisja për në Tiranë. Kthimi serisht nga Nikshiqi. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.
Shenim: Per shkak te hapsires se pamjaftueshme kohore, kryqi nuk mund te vizitohet.

Në cmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus komod AC Tirane – Sarajeve – Tirane.
  • Akomodimi në hotel Hollywood 4* për 2 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset dhe darkat.
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
  • Shfrytëzimi i pishinave dhe xhakuzit në ambjentet e brendshme të hotelit.

Kalemi Travel & Tours / +355698885656


      edit

0 commenti:

Posta un commento