Skip to content
Arsimimi nuk është sasia e gjërave që ke mësuar përmendësh apo sa
di. Është aftësia të dallosh ndërmjet atyre gjërave që di dhe atyre që
nuk di.
Është të dish ku të shkosh të zbulosh gjërat që kemi nevojë të mësojmë e të dish të përdorësh informacionet e mbledhura.
William Feather
Makina e bollëkut na ka dhënë varfëri. Shkenca na ka trasformuar në
cinikë, lakmia na ka bërë të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë e
ndjejmë pak. Më shumë se aftësi, na duhet mirësi e butësi. Pa këto
cilësi, jeta është dhunë e gjithçka është e humbur.
Charlie Chaplin
Kleopatra- (Antonios) Nëse është dashuri e vërtetë, rrëfemë sa e madhe është.
Antonio- Dashuria që mund të matet është si lëmosha.
Kleopatra- Kufinjtë brenda të cilëve dëshiroj që të më duan dua ti vendos unë.
Antonio- Atëherë do të duhet të gjesh një tjetër qiell e një tjetër tokë.
William Shakespeare
Të kënaqesh me këdo vetëm për të mos mbetur vetëm.
Nëse do ta përshkruaja me fjalë trishtim, do ta bëja kështu.
0 commenti:
Posta un commento