17 mag 2017

Published 23:07 by with 0 comment

Ernest Airlines hap shitjet drejt Tiranës nga disa aeroporte Italiane

Lajmi shumë i pritur erdhi dje... Ernest Airlines që deri dje i kemi thirrur Ernest ose FlyErnest rihap shitjet drejt Tiranës.


Shoqëria ajrore italiane fillon fluturimet nga 1 qershori 2017 me të vetin AIRBUS A319-111

Bergamo-Tirana duke filluar me 6 qershor çdo të marte dhe të shtune. Më pas shton fluturimet me shtimin e kërkesave për stinen verore.

Bologna-Tirana duke filluar me 7 qershor çdo të mërkure dhe të shtune e nga 17 korriku vëndos edhe të hënën fluturimet direkt.


Pisa - Tirana nga 1 qershori çdo të enjte e të djele e nga 27 qershori edhe të marten.

Venezia -Tirana nga 2 qershori ditet e hena dhe të premte, më vonë shton edhe të mërkuren.

Verona-Tirana nga 22 qershori çdo të enjte dhe të djelave.

Nga qershori do hapje shitjet edhe nga aeroportet Ancona, Genova, Roma, Cuneo e Rimini drejt Aeroportit Nënë Tereza.

www.udhetime.eu ju uron fluturim të këndshem
+39 02 56 56 61 50 \ +355 67 29 07 300
      edit

0 commenti:

Posta un commento