10 apr 2017

Published 16:52 by with 0 comment

Venecia – Verona, 29 Prill, 4 dite, €345/pp

Venecia – Verona / ITALI
29 Prill 4 dite,€345/pp



Dita e pare, Tirane – Verona

Takimi dhe prezantimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi me avion per ne Verona.

Nisja nga Tirana ne 12:00. Mberritja ne aeroportin e Verones ne oren 13:45 dhe pritja nga partneret tane. Akomodimi ne hotel.
________________________________________

Dita e dyte – Verona
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
Me pas do te nisemi per te vizituar qytetin e Verones.
Verona eshte e famshme per amfiteatrin romak ( Arena di Verona ) , i cili eshte i treti per nga madhesia, pas Koloseut ne Rome dhe Arenes ne Capua.
Vizita vazhdon me shetitjen me kembe ne qendren historike te qytetit, me ndalesa ne pikat me karakteristike me vlera historike dhe artistike: si Sheshin Bra (sheshin me te madh te Verones), Rruga Mazzini, Piazza delle Erbe (sheshin me antik te Verones), Shtepia e Zhuljetes (nje nga atraksionet me romantike ne bote, prekja e se ciles sjell fat te mire), Piazza dei Signori ( Sheshin e Zoterinjve ) ne qender te se cilit ndodhet Monumenti i Dante Aligerit, Harqet Scaligere ( varret monumentale ne stilin gotik te familjes Scaligere, dinastia qe qeverisi qytetin e Verones, mes viteve 1262 – 1387). Vizita perfundon ne Ponte di Pietra ku do te shijoni pamjet e mrekullueshme te Lumit Adige
Kohe per dreken fakultative
Kohe e lire per te vizituar dyqanet e markave me te njohura ne rrugen Mazzini
Udhetimi nga Verona per ne Venecia
Akomodimi ne hotel ne Venecia.

Dita e trete – Venecia

07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
City Tour Venecia.
Si fillim do te shkojme e autobus ne Troncheto dhe aty do te marim anijen per te shkuar ne qendren e qytetit
Gjate tourit panoramik te Venecias do te keni mundesi te shihni nga afer :
Sheshi i Shen Markut dhe Pallati i Dukes – nje nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndertuar ne vitet 1309 – 1324, pallati pervec se rezidence e Dukes se Venecias, ka qene gjithashtu qender e shume institucioneve te tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e larte, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni ne vitin 1797. Nje nder te burgosurit e pallatit te Dukes ka qene dhe donzhuani i famshem Xhakomo Kasanova, i cili u denua me 5 vjet, por qe fatmiresisht arriti te arratisej.
Bazilika e Shen Markut – nje nga shembujt me te mire te arkitektures bizantine. Per shkak te mozaikeve bizantine dhe statusit te saj si simbol i fuqise dhe pasurise se Venecias njihet me emrin Kisha e Arte.
Kulla e Ores – ndertese e shekullit te XV. Ora eshte vendosur ne pozicion te tille qe te mund te shikohej nga ujrat e lagunes, dhe te mund ti tregonte te gjitheve per pasurine dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shen Markut – nje nga simbolet e qytetit. Kulla eshte 98.6 m e larte dhe gjendet perballe bazilikes se Shen Markut. Filloi te ndertohej ne shekullin e IX, dhe perfundoi ne shekullin e XII.
Me pas do kemi mundesi te vizitojme Uren Rialto, nje nga urat me te rendesishme dhe me romantike te qytetit
Pas perfundimit te programit do te shkojme ne nje nga restorantet lokale per dreken e cila eshte fakultative
Kohe e lire ne dispozicion per te eksploruar qytetin ne menyre individuale si edhe vizite ne dyqanet e markave me te njohur.

Ne qytetin e vjeter mund te vizitojme:
• Baziliken e Shen Markut
• Kampanilen e Shen Markut ( Extra Pagese )
• Pallatin e Dukes ( Extra Pagese )
• Uren Rialto

Tour Opsional – Shetitje me Gondola ( 80 Euro per Gondol: 2- 6 Persona )
Gjate ketij touri kemi mundesi te eksplorojme disa nga brigjet me interesante te Venecias
Shetitja ne brigjet e Venecias do te jete nje kujtim i paharrueshem gjate kohes se qendrimit ne kete qytet
Kohe e lire per dreken fakultative si edhe per te vizituar dyqanet e shumte qe ndodhen ne qendren e qytetit

________________________________________

Dita e katert  – Venecia
Mengjesi ne hotel.

Vazhdojme transferten per ne Aeroportin e Venecias ku do te behet nisja per ne Tirane ne oren 09:35.
Kthimi ne Tirane ne oren 11:05.
Fundi i sherbimit tone

Ne cmim perfshihet :

Udhetimi me avion Tirana – Verona – Venecia – Tirana
Akomodimi ne Hotel me 3* me mengjes
Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
City Tour Venecia
Guide profesionale
Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume
3. Taksa e qytetit per person ne dite (4 euro)


Kontakt : Kalemi Travel & Tours / +355698885656
      edit

0 commenti:

Posta un commento