21 apr 2017

Published 16:47 by with 0 comment

Budva dhe Dubrovnik, 3 dite 79euro/pp

Mali i Zi  dhe  Kroaci       
Datat e  nisjeve:
►  21, 29 Prill  
►5, 19 Maj

Akomodimi ne BUDVA  ne hotelet 3* :
  cmimi 79€


PROGRAMI
Dita e parë :
Nisja në oren 08:00 me autobus, prane Korpusit, sheshi “Nene Tereza”. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare , vazhdimi i udhëtimit drejt Malit të Zi. Ndalesë e shkurte ne Tivarit (Bari) ku mendohet te konsumohet dhe dreka. Pas vizites ne Tivar, nisemi per Budva. Sistemimi ne hotel ne Budva. Kohe e lire. Darka ne hotel.
Dita e dytë :
Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Dubrovnikut, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Të drejtuar nga shoqëruesi shqiptar do vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Pas vizitës, kthimi në Budva. Mberritja ne hotel dhe darka. Mbremje e lire ose argetim duke shijuar jeten e nates ne Budva.
Dita e tretë : 
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizite e qytetit deri ne 14.00. Nisja per ne Tirane. Ndalese ne Shen Stefan ku do te vizitohet dhe Plazhi i Mbretereshes. Mberritja ne Tirane rreth ora 21.00.

Në cmim përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
2. Akomodim në hotel 3*, ne qender te qytetit, për 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në cmim nuk përfshihen:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
*Personi ne dhome teke paguan 99 euro.
Cmimi per femijet:
0-2 vjec falas
2-12 vjec 59 euro
mbi 12 vjec pagese te plote

ERLI TRAVEL / +355673086940




      edit

0 commenti:

Posta un commento