25 apr 2017

Published 11:04 by with 0 comment

Amsterdam, Hage dhe Rotterdam , 4 dite 399/pp, Nisja me 12 Maj 2017

Amsterdam, Hage dhe Rotterdam
Nisja me 12 Maj 2017 399/pp


Hollande
Dita e Parë, 12 Maj 2017
Fluturimi direkt për në Amsterdam. Nisja në orën 21.20 Mbrritja në Amsterdam në orën 24.10. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 13 Maj 2017: 
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Tretë, 14 Maj 2017: 
Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

Dita e Katërt, 15 Maj 2017: 
Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Amsterdamit. Fluturimi direkt për në Tiranë. Nisja  në orën 18.00. Mbrritja në Tiranë në orën 20.40.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen: 
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë: 
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Erli Travel / +355 67 30 86 940
      edit

0 commenti:

Posta un commento