25 gen 2017

Published 21:58 by with 0 comment

Pranverë në Rusi dhe Balltik – 8 Ditë €889/Person

Rusi

Dita e parë, 10 Maj 2017: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Stockholm. Nisja nga Shkupi në orën 06.00, Mbrritja në Stockholm në orën 09.00. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Stockholmit, si: Bashkia qytetit, ku çdo vit jepen çmimet Nobel edhe Teatri Mbretëror Dramatik. Transferta në Port. Nisja me traget në orë 17.00 për në Riga. Sistemimi dhe Fjetje në Traget.

Dita e dytë, 11 Maj 2017: Mbrritja në Riga në orën 11.00. Shëtitje panoramike e qytetit. Pasdite, Nisja me Autobus për në Tallin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e tretë, 12 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e qytetit. Pasdite, Nisja me Autobus për në Shën Petërsburg. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e katërt, 13 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit ku vizitohen: Fortesat e Pjetrit dhe Paulit; Pallati Dimeror i njohur si Muzeu i famshem Hermitage; Katedralja e Shen Isak-ut. Fjetje në Hotel.

Dita e pestë, 14 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Peterhof – i njohur si Qyteza perandorake më e famshme e Shën Petersburgut, Vizitohet Pallati i Madh dhe Parku – të njohur si Versaja Ruse. Vazhdohet vizita në qytetin Pushkin, ku vizitohen: Pallati elegant i Katerinës rezidenca verore e stilit rokoko ku ka jetuar vejusha Katerina I e Pjetrit të Madh; Parku i Pallatit elegant të Katerinës, i ndërtuar gjatë shekujve 18 dhe 19–të. Në orën 16.00, Nisja me Autobus për në Helsinki. Mbrritja dhe Sistemimi në Hotel.

Dita e gjashtë, 15 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e qytetit të Helsinkit. Nisja me traget në orë 17.00 për në Stockholm. Sistemimi dhe Fjetje në Traget.

Dita e shtatë, 16 Maj 2017: Mbrritja në Stockholm në orën 10.00. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Stockholmit, si: Muzeumi Vasa, Qendra e vjetër, me pallatin Mbretëror, Katedralen, Akademinë Suedeze dhe Muzeumi Nobel, etj. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e tetë, 17 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroport. Udhëtim me avion për në Shkup. Nisja në orën 09.00. Mbrritja në Shkup në orën 12.00. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.


Me Shume Detaje: Në pagesë 889 Euro janë përfshirë:

– Fluturimi vajtje – ardhje me avion Shkup – Stockholm.
– Transfertat me autobus dhe traget sipas programit.
– Akomodimi në hotel dhe traget.
– Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit vetëm në Hotele.
– Guida gjatë disa vizitave dhe shoqërues shqiptar gjate gjithë kohës.
– Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.

  Në pagesë nuk janë përfshirë:
– Pagesa e vizës.
– Hyrjet në monumente dhe muzeume.

explorer tours \ Mob: +355 69 6060342
      edit

0 commenti:

Posta un commento