Shkolla bën fuqinë
Qëllimi
Trajnimi
fokusohet rreth rolit që turizmi luan në shoqërinë bashkëkohore, industrisë së turizmit,
zhvillimin e Turizmit, rreth komponentëve të biznesit të Turizmit, metodat kërkimore,
Industrive të lidhura me Turizmin, shërbimet turistike, destinacionet turistike
dhe infrastruktura turistike.
Një vëmendje
të vecantë do ti kushtohet metodave dhe proceseve në funksion të zhvillimit të
qëndrueshëm të turizmit, të tilla si: pjesëmarrja qytetare, bashkëpunimi me grupet e
interesit, çështje ligjore e rregullatore dhe impakti ekonomik, mjedisor e
social i Turizmit.
Përshkrimi
Ø organizimi i
industrisë së Turizmit, menaxhimi i shërbimeve.
Ø komponentët
e sistemit të turizmit.
Ø proceset e planifikimit,
marketingut dhe kërkimit në fushën e turizmit.
Ø impakti
ekonomik, social-kulturor dhe mjedisor i Turizmit.
Ø metodat e përdorura
për garantimin e cilësisë së mjedisit, të tilla si LAC, ROS dhe kapaciteti
shfrytëzues.
Ø proceset e
zhvillimit dhe menaxhimit të destinacioneve turistike
Ø njohja me
varietetin e aseteve të trashëgimisë kulturore të cilat mund të shndërrohen në
produkte turistike dhe mundësitë e lidhjes së Turizmit të Trashëgimisë
kulturore me zhvillimin e komunitetit.
Ø njohja me proceset
bashkëpunuese duke përfshirë qytetarët, grupet e vecanta të interesit, agjencitë
qeveritare dhe bizneset turistike dhe ato të lidhura me Turizmin.
Ø rëndësia e
bashkëpunimit rajonal për zhvillim rajonal të qëndrueshëm të Turizmit
Përfituesit
-
Ofrues të shërbimeve turistike- biznese të argëtimit,
të hotelerisë, Agro-Turizmit, guida turistike.
-
Menaxherë të Drejtorive Rajonale të Kulturës.
-
Specialistë të Agjencive Turistike.
info 068 28 06 244
0 commenti:
Posta un commento