Dita 1. :Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.00. Mbrritja në Dubai në orën 21.00. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita 2. :Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Kalaja e Al Fahidi, Heritage Village, Pazari i Tekstileve, Pazari i Floririt, Pazari i Parfumeve dhe Erëzave, Shtylla e Famurit, Xhamia Jumeirah, Hoteli Burj Al Arab, Ishulli artificial “The Palm Jumeirah”, Hoteli Atlantis The Palm, Qendra Tregtare e Emirates Mall, ku ndodhet Qendra e Skive, Qendra Tregtare më e madhe në Botë Dubai Mall, dhe Kulla më e lartë në botë Burj Al Khalifa, etj.
(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes.
Fjetje në Hotel.
Dita 3. :Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1.
(Opsionale) Hyrje në Kompleksin Ferrari, me rreth 20 xhiro dhe atraksione të ndryshme për të gjitha moshat.
Kthimi në Dubai.
(Opsionale), Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira, Muzikë dhe animacion.
Fjetje në Hotel.
Dita 4. :Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë.
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel.
Dita 5. :Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.00. Mbrritja në Shkup në orën 12.00. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë..
Paketa perfshin
- Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobuz nga Tirana në Aeroportin e Shkupit
• Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup - Dubai - Shkup.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
• Akomodimi në Hotel me 3* ose 4* sipas zgjedhjes në Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet "Opsionale".
• Darka Speciale e Vitit të Ri.
Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Drekë ose Darkë në Hotel Burj Al Arab - €179
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - €49
4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow - €43
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - €47
6. Darka e Vitit të Ri në:
- Hotel JW Marriott, me Transport të përfshirë (BUFE + PIJE + LIVE DJ) - €159
- Hotel St. Regis 5*L, pa Transport
- Hotel Atlantis, me Transport të përfshirë (BUFE + PIJE + SHAMPANJE + LIVE SHOW) - €829
- Hotel Burj Al Arab, me Transport të përfshirë (6 SETE MENU + PIJE + SHAMPANJE + LIVE DJ) - €2400
info: udhetime.eu@gmail.com