Dita e Dytë, 26 Nëntor 2014: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Jerusalem. Do të fillojë guida me Muzeumin e Izraelit, ku është dhe libri i shenjtë që përmban Mbishkrime të Detit të Vdekur dhe modelin e lashtë të Jeruzalemit, do të vazhdojmë me ngjitjen në Malin e Ullinjve për të shijuar pamjen spektakolare të qytetit të vjetër si dhe do të vizitohen kisha Gethsemane dhe e Agonisë dhe mundësi për të vizituar varrin ku është varrosur dhe është dërguar në parajsë Virgjeresha Maria. Vizitë e Murit Perëndimor, Vend i Shenjtë për Izraelitët. Ndalesë për të parë nga afër Malin Tempull dhe Kubenë Shkëmbore si dhe Xhaminë Al Aqsa, Vendi i Shenjtë për Muslimanët. Shëtitja vazhdon në Rrugën Dolorosa, kalohen Stacionet e Kryqit në drejtim të Kishës së Sepulchre së Shenjtë, që përmban kalvarin dhe Varrin e Ringjalljes. Vazhdon udhëtimi me autobus për të parë Knesset (Parlamentin e Israelit), Fjetja dhe Darka në Hotel në Bethlehem.
Dita e Tretë, 27 Nëntor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus. Ndalesa e parë për në Jericho, qyteti më i vjetër i Botës. Pranë këtij qyetit ndodhet Mali i Tundimit, ku Jezusi eshte tunduar. Më pas ndalesë për një vizitë të shkurtër të Beit Shean, ish-qytet i Romës së lashtë, ku janë restauruar shumë objekte të këtij qyteti, si rrugë, banjo publike, teatro. Vazhdohet për në Tabgha dhe vizitohet zona tradicional e Shumëzimit të Mrekullisë së Bukës dhe Peshkut Një qëndrim i shkurtër në Capernaum, qëndra e Misioneve të Jezusit. Vizitohet rrënoja e Synagogës së lashtë dhe shtëpia e Pjetrit. Vizita përfundon në qytetin e Nazareth. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Nazareth.
Dita e Katërt, 28 Nëntor 2016: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e Nazareth. Vizitë e Bazilikës së Annunciation. Vizitë e Guvës së pagëzimit, ku engjëlli Gabriel ju shfaq Shën Mërisë. Shikohet Shtëpia e Shën Mërisë dhe e Jozefit. Udhëtohet për në Haifa, qyteti i tretë në Izrael. Vizitohet Monumenti i Bahai dhe Kopshtet Persiane, ku nga duket dhe Mali i Karmel. Më vonë do të shkohet për të vizituar qytetin e antik – muzeal të Çezarias. Udhëtimi vazhdon për në Tel-Aviv. Mbrritja në Tel Aviv. Vizitë në Neve Tzedek për të eksploruar lagjen moderne të qytetit të Tel Avivit. Më pas vizitë në Jaffa, lagja e vjeter e qytetit Tel Aviv. Shëtitje në këmbë nëpër rrugicat dhe galerive te artit. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Tel Aviv.
Dita e Pestë, 29 Nëntor 2016: Mëngjesi në Hotel. Të lirë deri në orën e nisjes për në Aeroport. Vazhdohet për në Aeroport për fluturimin e kthimit për në Tiranë.
Me Shume Detaje: Në pagesë 599 Euro përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel te Kategorisë Turistike.
-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Izrael me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Izrael.
Rezervo
+355 686270541