Pajisja me pasaportë
Shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, do të aplikojnë për pasaportë biometrike,
duke u paraqitur personalisht në mjediset e përcaktuara nga firma prodhuese për këtë
qëllim. Aktualisht këto mjedise ndodhen vetëm
në Shqipëri, në mjediset e Zyrave të
Gjendjes Civile në Njësitë Bashkiake.
Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në
prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit të
caktuar m
e prokurë të posaçme.
Pasaporta e re e ka vlefshmërinë deri në 10 vjet.
Shtetasit deri në 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e
gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë në procesin e aplikimit
.
Pajisja me pasaportë biometrike bëhet
brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. Në
momentin e marrjes në dorëzim të kësaj pasaporte, shtetasit vihen ne dijeni për
pavlefshmërinë e pasaportës së mëparshme.
Pasaporta biometrike do të tërhiqet pranë drejtorive/komisariateve të policisë nga
aplikanti
, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë të posaçme ose nga një pjesëtar
i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).
Për shkaqe emergjente që shtetasi detyrohet të largohet nga vendi shumë shpejt, pa e
pritur marrjen personalisht të pasaport
ës, ai duhet ta bëjë këtë largim menjëherë pas
aplikimit, kohë gjatë së cilës akoma nuk ka hyrë në sistem pasaporta e re, duke
autorizuar një përfaqësues me prokurë për marrjen e saj.
Në rastet kur shtetasit disponojnë viza të vlefshme në pasaportat ekzistuese, ata
paraqesin para organeve të kufirit pasaportën biometrike të shoqëruar me pasaportën
ekzistuese në të cilën ndodhet viza e vlefshme.
Kjo vlen për sa kohë pasaportat e vjetra
janë në përdorim.
Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëm
ijë të vegjël apo për zgjatje
afati.
Në të ardhmen, nëse do të vendosen poste aplikimi për pasaporta biometrike në disa
përfaqësi, rregullat e aplikimit do të bëhen të njohura paraprakisht.
Në Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore
Shtetasit shqiptarë me
banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me
pasaportë biometrik
e ose kartë identiteti edhe në përfaqësitë diplomatike dhe
konsullore në Athinë, Selanik, Romë, Milano, Bruksel, Londër, Nju Jork dhe Bernë
Pikat e kontaktit ku qytetarët duhet
të drejtohen për marrjen e informacionit për këtë
qëllim, janë të afishuara në faqet zyrtare të këtyre përfaqësive.
Çfarë duhet të bëjnë shtetasit kur humbin ose duhet të zëvendësojnë pasaportën
e udhëtimit?
Kur shtetasit shqiptarë humbin pasaportën,
duhet që menjëherë të bëjnë denoncimin
në organet policore të vendit përkatës dhe të njoftojnë Përfaqësinë diplomatike ose
konsullore në atë vend.
Për t’u ri
pajisur me pasaportë, shtetasit që e kanë humbur atë, duhet të veprojnë
njëlloj sikurse dhe shtetas
it e tjerë që kërkojnë të pajisen nga e para me pasaportë,
duke shtuar këtu dhe depozitimin e dokumentit denoncues për humbjen e pasaportës
së parë.