10 ott 2016

Published 21:01 by

PARIS me Avion \ Fluturo nga Tirana për Paris \ 3 Nete 4 Dite / 20 - 23 Tetor \ 499 EUR / PERSONI

DITA E PARË

Udhëtimi me avion për në Paris. Pritja në Aeroportin “Charles de Gaulle”. Transferta për në hotel. Tour panoramik i Parisit: Opera Square, place “Vendôme”, “Concorde Square”, “Champs Elysées”, “Arch of Triumph”, “Eiffel Toëer”, “Invalides”, “Orsay Museum”, “Grand Louvre”, “Notre Dame Cathedral”, “Sorbonne”, “Panthéon”, “Saint-Germain-des-Prés”. Pas turit opsionale: vizitë në “Versaje” (pagese extra). Mbrëmje e lirë.

DITA E DYTË

Pas mëngjesit në hotel vazhdon programi i vizitave me: Simboli i Kryeqytetit Francez Eiffel Toëer. Shëtije me anije në lumin e Senës (bBileta nuk është e përfshirë). Ky udhëtim zgjat rreth 1 orë, ku do të shikoni të gjitha objektet historike që shtrihen përgjatë Senës dhe do të dëgjoni nga guida detajet historike për urat përgjate lumit. Pas drekës rreth orës 15:30 do të vizitojmë “Muzeun e Louvrit” i cili ndodhet fare pranë lagjes Latine. Bileta e hyrjes (pagesë extra për të rriturit dhe falas deri në moshën 18 vjeç për fëmijët).
Foto-kujtime gjatë këtij turi të mrekullueshëm të shoqëruar nga guida e cila shpjegon historikun e çdo objekti. Fakte interesante dhe vlerat e tyre. Mbrëmje e lirë ose opsionale: (Eskursion në “Moulin Rouge”, “Kodren Montmartre” (Mali i Martirëve), pika më e lartë e Parisit 130m mbi nivelin e detit, ku do të vizitohet dhe “Basilika Sacré Cœur”, një basilike Romano Bizantine kushtuar zemrës së Shenjtë të Krishtit ndërtuar pas shkatërrimeve të 1870 nga pushtimi Parisit prej Prusianëve dhe luftës civile që përgjaku kryeqytetin. Çdo banor i Parisit ka financuar për ndërtimin e kësaj Basilike e cila filloi në 1873. Po këtu, disa rrugica më larg nga Basilika, do të vizitoni “Sheshin e Artisteve” (Place du Tertre) i cili është një kujtim i kohës kur në Montmartre lindën tendencat e Artit Modern në fillim të shekullit 20 ku përveç shumë piktorëve të varfër ka jetuar dhe Pablo Pikaso.


DITA E TRETË

Ditë e lirë në dispozicion për shooping ose opsionale: “DisneyLand Paris” (pagesa extra)
Kaloni një ditë të plotë në botën magjike të “Ëalt Disney Studios Park” dhe “Disneyland Park”

DITA E KATËRT

Mëngjesi në hotel. Fluturimi me avion për në Tiranë.

ÇMIMI PËR PERSON: 499 euro / Akomodim në dhomë dyshe

përfshihet
  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet sipas programit
  • Akomodim në hotel 3* për 3 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Jona Travel
+355 4 222 33 46
      edit