23 ott 2016

Published 20:50 by

Festat e nentorit ne Amsterdam \ Nisja 27 nentor (3 nete 4 dite) \ 259 €/personi

Holanda (ose Hollanda/Hollandia, emri i plotë Mbretëria e Holandës ose Mbretëria e Hollandës/Mbretëria e Hollandisë, më saktëVendet e Ulëta, emri i plotë Mbretëria e Vendeve të Ulëtaholandisht Nederland, emri i plotë Koninkrijk der Nederlanden) është shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.
Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % e popullsisë së saj ndodhet nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.
Holanda ishte një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holandë u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.



Ne cmim perfshihen :
Bileta vajtje ardhje (Tirane -Beograd -Amsterdam dhe anasjelltas)
Akomodimi ne hotel ne qender te Amsterdamit .
Mengjesi per te gjitha ditet e qendrimit .

Per rezervime kontaktoni :
Kalemi Travel
+355 698885656
      edit