Administratorja e falimentit të
kompanisë Belle Air, Arieta Çumani, ka përfshirë në procedurat e
ankandit të parë shitjen e tre parcelave toke me sipërfaqe 29908 metër
katror në zonën e Rinasit për llogari të shlyerjes së 1,225,600 eurove
ndaj kreditorëve të Belle Air, ish-kompani e fluturimeve ajrore që
falimentoi më 2013.
Ankandet për të tre parcelat do të zhvillohen më datën 21 të këtij muaji në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë.
Parcela e parë prej 7428 metër katrorë në zonën e Rinasit do të dalë në ankandin fillestar me një vlerë 326,400 euro.
Parcela e dytë, 4000 metër katrorë tokë,
e cila ndodhet nis zonën Fushë–Prezë, do të nxirret në ankand me vlerën
e 160 mijë eurove, ndërsa parcela e tretë 18480 metër katrorë që
ndodhet në zonën e Çerekës pretendohet të shitet per 739 mijë euro.
Më parë, gjatë vitit të kaluar, shoqëria
përmbarimore EPSA tentoi të shesë sërish 15 mijë metra katrorë tokë në
zonën e Rinasit, e cila është në pronësi të ish-kompanisë së fluturimeve
ajrore Belle Air
Përmbaruesit qysh prej vitit të kaluar
janë vënë në përpjekje të shitjes së pronës për llogari të një kredie me
një vlerë 381 mijë euro qe kompania Belle Air kishte ndaj Raifessen
Bank. Por pas një serie bllokimesh të procesit për shkak të vendimeve
gjyqësore prona po ridel në shitje.
Belle Air me kapital tërësisht shqiptar
shpalli falimentin në tetor të vitit 2013. Në atë kohë, Belle Air zinte
52% të tregut të fluturimeve.
Sipas shpjegimit të pasqyrave financiare
të bilancit të Belle Air në fund të vitit 2012, kompania kishte një
detyrim kredie prej 1.13 miliardë lekësh lekë, që përfaqësonte një linje
overdrafti me Bankën Intesa San Paolo Albania dhe Raiffeisen Bank për
një limit overdrafti prej 5 milionë eurosh, për një vlerë të mbetur
overdrafti prej 767 milionë lekësh.
burimi 24-ore.com